Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

DRVMB Vlorë zhvillon analizën vjetore

Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Vlorë zhvilloi analizën vjetore të punës së saj. Në prezantim mori pjesë kreu i AKVMB Rolandi Meçaj, i cili u njoh edhe me sfidat me të cilën përballen veterinerët dhe agronomët gjatë kryerjes së detyrave në terren. Meçaj i falënderoi për gjithë punën e bërë deri më tani, duke kërkuar rritjen e bashkëpunimit me fermerët. “Matrikullimi i kafshëve është hallka kryesore e të gjithë punës sonë në terren. Në bazë të këtij procesi hartohet programi i masave profilaktike dhe gjurmimet. Nëse kemi një numër të saktë të numrit të kafshëve në sistemin Ruda, atëherë është e vështirë që ne të bëjmë gjurmimin e tufave blegtorale nga origjina në tryezë”, ishte një nga kërkesat e bëra nga kreu i AKVMB. Pjesë e rëndësishme e kësaj analize ishte edhe shpërndarja e Regjistrit të Fermerit nga ana e agronomëve dhe monitorimet që duhet të kryejnë ata gjatë vitit 2023, proces i cili ka nisur edhe më herët, por që duhet të intensifikohet për të rritur dhe garantuar sigurinë ushqimore.

Shpërndaje:

Lajme të tjera