Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Enea: Puna në thertore është shumë e vështirë

Enea është pjesë e ekipit të veterinerëve të AKVMB që monitorojnë kafshët përpara se të futen në thertore. Ai sigurohet që në subjektin me vendndodhje në periferi të Tiranës të mos futet asnjë kafshë pa qenë e matrikulluar apo pa Certifikatën e Lëvizjes.

 

Puna në thertore sipas tij nuk është e lehtë, pasi veterineri mban përgjegjësi për sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.

 

“Puna në thertore është e vështirë sepse ka shumë lagështi dhe kjo është e dëmshme për shëndetin. Ne kemi kontakt të drejtpërdrejt me kafshën pasi e monitorojmë për sëmundje para dhe pas therjes. Duhet të sigurohemi që mishi i tyre është i konsumueshëm përpara se ta vulosim”, thotë Enea.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;