Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Ferma e gomaricave, biznesi më i ri që po lulëzon në Shqipëri

Të heqësh dorë nga profesioni, për t’iu përkushtuar një tjetër pasioni. Kjo është historia e Elton Kikisë, të riut nga Elbasani që nga gazetar vendosi të bëhej fermer.

Ferma e tij nuk është si gjithë të tjerat, është nga më uniket në Shqipëri. Eltoni prej më shumë se 3 vitesh mbarështon gomarica dhe ideja për tu bërë fermer i erdhi shumë spontanisht, ndonëse prej kohësh mendonte që pronën e babait në Papër të Elbasanit, ta kthente në diçka fitimprurëse.
 
Herë pas here mendonte që banesën në fshat ta bënte bujtinë dhe të shëtiste turistët në natyrë. Teksa ishte duke kërkuar në internet për një plan biznesi, u ndesh me një informacion, ku thuhej se në disa vende të Europës ekzistojnë ferma që mbarështojnë gomarica për prodhim qumështi. Kjo ishte “drita jeshile” për ta orientuar fermën në mbarështimin e gomaricave, ndonëse në fillim kishte vetëm tre të tilla. Sot gazetari fermer ka arritur në 30 gomarica dhe qumështin e shet për arsye kurative. I riu thotë se ende nuk arrin të plotësojë kërkesat për treg dhe ka si qëllim zgjerimin e biznesit.
 
Shërbimi Veterinar i Drejtorisë Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Elbasan ishte i pranishëm për të monitoruar gjendjen e kafshëve. Ekspertët e këshilluan Eltonin për kujdesin që duhet të tregojë ndaj gomaricave.
 
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi pestën amerikane

Pesta amerikane është sëmundje shumë e rrezikshme dhe shumë ngjitëse për bletët. Ajo zhvillohet dhe përhapet, jo vetëm në një koshere por rrezikon që të

Tenja e verdhë e domates

Tenja e verdhë e domates (ℎ𝑒𝑙𝑖𝑐𝑜𝑣𝑒𝑟𝑝𝑎 𝑎𝑟𝑚𝑖𝑔𝑒𝑟𝑎 ℎ𝑢𝑏𝑛𝑒𝑟) është një dëmtues që sulmon një sërë bimësh, si; domaten, specat, pambukun, fasulen, bizelen. Tek  do Marja