Grupi i inspektimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Shkodër monitoruan fermën e akuakulturës “Kilic Aquaculture Albania” sh.a, për të parë nëse kultivimi i peshkut, i llojit troftë, ishte brenda standardeve për konsum. Sipas specialistëve, rezultatet ishin negative për sa i përket mbetjeve kimike dhe antibiotikëve.
“Kilic Aquaculture Albania” sh.a, operon në Shqipëri që prej vitit 2014, me qëllim kultivimin e troftës për eksport dhe shërbimi veterinar është gjithmonë prezent për të monitoruar fermën.
Ferma e kultivimit të troftës ndodhet në liqenin e Vaut të Dejës. Kur peshku arrin peshën dhe madhësinë e kërkuar për treg, me anë të një procedure ruajtjeje në temperatura të ftohta, bëhet transportimi i tij për tek fabrika e përpunimit dhe paketimit në qytetin e Durrësit.
Rreth 95% e troftës eksportohet i paketuar në gjëndje të freskët ose të ngrirë në shumë shtete të Europës, kryesisht në Poloni dhe Rumani. Aktualisht ky biznes ka të punësuar rreth 40 persona dhe ka një ndikim të konsiderueshëm në ekonominë e Shqiperisë.