Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Flutura e zezë gjembore

Flutura e zezë gjembore (𝐴𝑙𝑒𝑢𝑟𝑜𝑐𝑎𝑛𝑡ℎ𝑢𝑠 𝑠𝑝𝑝., 𝐴𝑙𝑒𝑢𝑟𝑜𝑐𝑎𝑛𝑡ℎ𝑢𝑠 𝑠𝑝𝑖𝑛𝑖𝑓𝑒𝑟𝑢𝑠) është një dëmtues polifag, por më shumë prek agrumet. Prania e këtij dëmtuesi është konstatuar edhe në kultura të tjera, si rrushi, dardha, hurma dhe trëndafili. Vektor kryesorë i përhapjes së dëmtuesit mbetet njeriu, me anë të materialit mbjellës të infektuar ose frutave dhe gjetheve që transportohen në distancë nga vendi i prodhimit.

 

Zbulimi është i mundur duke përdorur teknika standarde entomologjike, p.sh. kurthe ngjitëse të verdha për kapjen e insektit të rritur. Meqenëse insektet e rritur dhe moshat larvare janë të pranishme në pjesët mbitokësore të bimëve, A. spiniferus mund të zbulohet nga kampionimi i pjesëve mbitokësore të bimëve.

 

 Aleurocanthus spp. mund të shkaktojë shtrembërim të gjetheve (forma jonormale). Melasat e prodhuar nga insektet grumbullohen në gjethe dhe kërcell dhe shkaktojnë zhvillimin e mykut të zi me blozë, duke i dhënë gjetheve (madje edhe të gjithë bimës) një pamje bloze. Prania e milingonave është për shkak të tërheqjes së tyre nga melasa.

Shpërndaje:

Lajme të tjera