Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Formalizimi i sektorit të blegtorisë, Shërbimi Veterinar Tiranë matrikullon fermën në Kllopçisht të Dibrës

Shërbimi Veterinar i Drejtorisë Rajonale Tiranë ka matrikulluar 100 krerë dele të rracës spanjolle “Assaf”, një rracë e vlerësuar për prodhimin e qumështit cilësor e në sasi të larta dhe lindjen e 2-3 qingjave për dele në vit.

Ferma me vendndodhje në Kllopçisht të Dibrës ka si drejtim shitjen e qingjave për prodhim mishi e qumështi.

Matrikullimi është një proces themelor për identifikimin e të gjitha kafshëve blegtorale. Regjistrimi i tyre në regjistrin zyrtar elektronik RUDA formalizon sektorin e blegtorisë dhe garanton gjurmueshmërinë për sigurinë ushqimore.

Së bashku me formalizimin e aktivitetit, fermerëve iu hapet rruga e përfitimit të subvencionit nga Skemat Kombëtare të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe të përfitojnë shërbim veterinar falas.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

[email protected]

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;