Format kërkese / Shpjeguese
• Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të
shpjegojë motivet.
• Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit
origjinal, ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson
akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.
• Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose
me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe
nënshkrimin e tij. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
1.
emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
2.
adresën postare ose elektronike ku kërkohet të
dërgohet informacioni;
3.
përshkrimin e informacionit që kërkohet;
4.
formatin në të cilin preferohet informacioni;
5.
çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë
në identifikimin e informacionit të kërkuar.
• Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të
drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Zyrës së Komisionerit për
të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me
këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
• Ankimi administrativ pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e
Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga
dita kur:
1.
ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e
informacionit;
2.
ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për
dhënien e informacionit.
• Kërkesa për informim trajtohet nga ana e Autoritetit Publik sa më shpejt
që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit
të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
• Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj,
Autoriteti Publik kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e
nevojshme, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës.
• Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës Autoriteti Publik konstaton se nuk e
zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data
e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë Autoritetit kompetent, duke e vënë në
dijeni edhe kërkuesin.
• Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund
të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga
Autoriteti Publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së
publikut.
• Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe
subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën
juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të
caktuar faqesh për çdo kërkesë, ose në vlerën ekuivalente kur informacioni
jepet në një format tjetër.
• E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në
nenin 17 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.