DRVMB Elbasan me mbështetjen e AKVMB, organizoi një takim informues me fermerët që kultivojnë misër në Bashkinë Maliq.
Në takim morën pjesë rreth 30 fermerë dhe agronomët e kësaj Bashkie, të cilët u njohën me metodikat e mbrojtjes së bimëve në përgjithësi dhe dëmtuesin prioritar, rrënjëngrënësin e misrit (Diabrotica virgifera virgifera, Le Conte).
Ky dëmtues është shfaqur vitin e kaluar në qarkun Korçë, ku në bashkëpunim me fermerët u arrit të kontrollohej dëmi.
Ekspertët e AKVMB informuan fermerët mbi biologjinë e dëmtuesit dhe masat që duhet të aplikojnë për kontrollin e tij.
Një nga elementët e kontrollit është qarkullimi bujqësor dhe në këtë periudhë kohore përcaktohen sipërfaqet e tokave bujqësore që pritet të kultivohen në sezonin e ardhshëm.
Agronomët shprehen se mbajtja si monokulturë rrit rrezikun e fshaqjes së dëmtuesit. Në këtë takim nuk u lanë jasht vëmendjes masat agroteknike dhe masat kimike gjatë vegjetacionit.