Kjo ditë festohet çdo vit më 15 tetor dhe i kushtohet miliona grave që jetojnë në zonat rurale. Ato janë një pjesë e rëndësishme e fuqisë punëtore në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Sot jemi në Vishnje të Tiranës për të takuar Majlindën, të cilën e gjejmë duke u kujdesur për fermën me 17 krerë gjedh.
Puna për të ka nisur herët, në orën 6.00 të mëngjesit dhe ajo nuk e di se kur do ta mbyllë.
Pavarësisht orëve të gjata në fermë dhe lodhjes, 58-vjeçarja duket e kënaqur. Blegtoria ka qenë që në fëmijëri një burim të ardhurash dhe jetën nuk e ka menduar asnjë herë larg këtij aktiviteti.
Kjo nuk është vetëm historia e Majlindës, por e të gjitha grave që jetojnë në zonat rurale dhe ne duhet tu jemi mirënjohëse.