Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Garancia ushqimore, qyetarët të verifikojnë vulën zyrtare të AKVMB në mish

Kontrollet zyrtare në tregjet e kafshëve të gjalla dhe thertore janë detyrë funksionale e Shërbimit Veterinar të AKVMB.

 

Kjo mbyllje e ciklit të prodhimit shtazor plotëson kontrollin shëndetësor dhe mirëqënies së kafshëve nga lindja deri në produkt, si dhe mundëson dhe koordinon informacionin në kohë me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

 

Për të garantuar sigurinë ushqimore, veterinerët zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve nuk lejojnë futjen në thertore të kafshëve që janë të pamatrikulluara, apo që nuk janë të pajisura me certifikatën shëndetësore të lëvizjes, një dokument ky që garanton gjurmueshmërinë e produktit shtazor.

 

Secila prej thertoreve ka një kod unik, gjë që bën të mundur gjurmueshmërinë e mishit. Qytetarët duhet t’i kërkojnë pikës së tregtimit shenjën e vulës zyrtare të AKVMB në mish, për të pasur garanci në produktin që konsumojnë.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi pestën amerikane

Pesta amerikane është sëmundje shumë e rrezikshme dhe shumë ngjitëse për bletët. Ajo zhvillohet dhe përhapet, jo vetëm në një koshere por rrezikon që të

Tenja e verdhë e domates

Tenja e verdhë e domates (ℎ𝑒𝑙𝑖𝑐𝑜𝑣𝑒𝑟𝑝𝑎 𝑎𝑟𝑚𝑖𝑔𝑒𝑟𝑎 ℎ𝑢𝑏𝑛𝑒𝑟) është një dëmtues që sulmon një sërë bimësh, si; domaten, specat, pambukun, fasulen, bizelen. Tek  do Marja