Armendi është gazetari që sytë i ka kthyer tek bujqësia. Prej 2 vitesh ka mbjellë një serë me trëndafila, një aktivitet ky kaq delikat dhe i bukur.
Prodhimin e shet tek dyqanet e Tiranës dhe thotë se fitimi është i kënaqshëm. Armendi ka një ëndërr, që në të ardhmen të bëhet eksportues.
“Kultivimi i trëndafilit për tregti nuk është traditë në Shqipëri. Ne furnizohemi më së shumti nga jashtë. Së pari duhet të bindim pikat e shumicës që edhe ne arrijmë të prodhojmë trëndafila”, tha Armendi.