Sot është një ditë e shënuar për veterinarinë shqiptare. Në 23 mars 1929, me nismën e Dr. Bilal Golemit, Mbreti Zogu I, dekretoi Ligjin e Shërbimit Veterinar.
Të gjithë ne i jemi mirënjohës Dr.Golemit, i cili mbetet pa dyshim shkencëtari me dimensione evropiane, një mikrobiolog i shquar dhe figurë e nderuar në botë e mjekësisë veterinare shqiptare.
Në këtë ditë Jubilare urojmë Gëzuar të gjithë veterinerët, të cilët janë garantues të shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik!