Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Gëzuar Ditën Botërore të Mjedisit

Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit është një çështje e rëndësishme, e cila ndikon në mirëqenien e shëndetit publik dhe zhvillimin ekonomik në të gjithë botën. Dita Botërore e Mjedisit shërben për të rritur ndërgjegjësimin nga individët, ndërmarrjet dhe komunitetet në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

AKVMB në vazhdimësi bën fushata ndërgjegjësimi tek blegtorët dhe bujqit, për të respektuar me përpikmëri protokollet e asgjësimit të ambalazheve të PMB dhe PMV, për të shmangur ndotjen e tokës dhe burimeve ujore.

Dita Botërore e Mjedisit është ngjarja më e madhe vjetore për veprime pozitive mjedisore dhe zhvillohet çdo 5 qershor.

Shpërndaje:

Lajme të tjera