Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore shërben për rritur ndërgjegjësimin dhe frymëzuar veprime që ndihmojnë në parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e rreziqeve që vijnë nga ushqimi.
Me anë të monitorimeve të tokave të mbjella, vaksinimeve dhe gjurmimeve të kafshëve, AKVMB luan rol thelbësor në garantimin e sigurisë ushqimore, ruajtjen e shëndetit publik, bujqësinë, aksesin në tregje dhe zhvillimin e qëndrueshëm blegtoral.
Për të minimizuar incidente që ndikojnë në sigurinë ushqimore, ne jemi të angazhuar për zbatimin e planeve vjetore, forcimin e sistemeve të kontrollit të produkteve shtazore, rritjen mbikëqyrjes në stabilimente, koordinimin dhe përmirësimin e komunikimit mes institucioneve të tjera, që lidhen ngushtësisht me sigurinë ushqimore dhe shëndetin e njerëzve.