Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Gëzuar Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore

Kjo ditë synon që të rrisë ndërgjegjësimin mbi prodhuesit dhe konsumatorët, për të garantuar sigurinë ushqimore. AKVMB luan rol të rëndësishëm për konsumatorin.

Veterinerët zyrtarë nuk lejojnë futjen në thertore të kafshëve që janë të pamatrikulluara apo që nuk janë të pajisura me certifikatën shëndetësore të lëvizjes, një dokument ky që garanton gjurmueshmërinë e produktit shtazor.

Kreu i AKVMB, Rolandi Meçaj ishte sot në një prej thertoreve të Tiranës, për të parë nga afër të gjithë procesin nga therja, deri në vulosjen e mishit, duke kërkuar rritjen e bashkëpunimit me qytetarët.

“AKVMB me punën intensive në terren, ka garantuar gjurmueshmërinë e produkteve shtazore nga ferma në tavolinë. Qytetarët duhet t’i kërkojnë pikës së tregtimit të mishit shenjën e vulës zyrtare të AKVMB, një shenjë kjo që jep garanci në produktin që konsumojnë! Në raste abuzimi nga njësitë e tregtimit të mishit, kërkojmë nga ana e konsumatorëve që të denoncojnë rastet dhe t’í denonconi në numrin e gjelbër”, tha Meçaj.

Shpërndaje:

Lajme të tjera