Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Gëzuar Ditën Botërore të të Drejtave të Konsumatorit!

Garantimi i sigurisë ushqimore është një e drejtë themelore për konsumatorin dhe AKVMB është çdo ditë në gatishmëri për t’ia ofruar këtë shërbim me anë të gjurmueshmërisë së produkteve blegtorale dhe bujqësore.

Në vazhdimësi AKVMB kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve, duke kërkuar që të denoncojnë çdo njësi tregtare mishi, që shet mish pa vulën e sigurisë. Secila prej thertoreve ka një kod unik, i cili vendoset mbi mish. Vula bën të mundur garantimin e produktit shtazor. Sa i përket produkteve bujqësore, AKVMB iu ka kërkuar pikave të grumbullimit që përpara blerjes së prodhimeve bujqësore, fermerëve tu kërkohet dorëzimi i Regjistrit të Fermerit, instrument ky që siguron gjurmueshmërinë e prodhimeve bujqësore, me destiancion tregun vendas e më gjerë.

Festimi i Ditës Botërore të të Drejtave të Konsumatorit është një shans për të kërkuar që të respektohen dhe mbrohen të drejtat e të gjithë konsumatorëve, si dhe për të protestuar kundër abuzimeve të tregut dhe padrejtësive sociale që cenojnë këto të drejta.

Këtë vit tema e Ditës Botërore të të Drejtave të Konsumatorit 2023 është “Fuqizimi i Konsumatorëve Nëpërmjet Tranzicionit të Energjisë së Pastër”.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion për publikun

Informacion për publikun Në kuadër të transparencës publike, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se ditën e sotme Shërbimi Veterinar Rajonal i Qarkut Lezhë,

Njoftim për publikun

Bazuar në legjislacionin veterinar shqiptar të gjitha kafshët dhe fermat blegtorale duhet të regjistrohen. Të dhënat e numrave të identifikimit unik të kafshëve për llojekt

Informacion pë publikun

Vijon procesi i vaksinimit falas, për kafshët bujqësore nga Shërbimi Veterinar. Për vitin 2024, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka marrë në