AKVMB çdo ditë ndodhet pranë fermerëve, për ti këshilluar mbi kujdesin që duhet të tregojnë për tokën dhe rritjen e rendimentit të prodhimit, masat e biosigurisë në fermë, kujdesin ndaj përdorimit të produkteve mjekësore veterinare dhe produkteve te mbrojtjes së bimëve.
Duke synuar për prodhim më të mirë, ushqim më të mirë, një mjedis më të mirë dhe një jetë më të mirë, ne mund të transformojmë sistemet agroushqimore dhe të vijojmë me rritjen e eksporteve të produkteve bujqësore në rajon e më gjerë. Tema për vitin 2022 është “Mos lër askënd pas”.