Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Gëzuar Ditën Botërore të Veterinarisë

Dita Botërore e Veterinarisë na gjeti sot bashkë si një familje e madhe; @akvmb @mbzhr_al, @isuv.gov.al @universiteti_bujqesor_tiranes dhe Urdhri Mjekut Veterinar, për të mbështetur dhe inkurajuar njëri-tjetrin në përballimin e sfidave që na dalin gjatë rrugës.

Ky dimension i punës së veterinerëve shpesh mbetet i padukshëm për shoqërinë, por mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve dhe komuniteteve të tyre është detyrë e veterinerit.

MBZHR e ka forcuar rolin e veterinerëve me anë të reformës radikale që realizoi , duke formuar një “armatë” me rreth 530 punonjës ekspertë.

Kështu ne arrijmë që të bëjmë kontroll të plotë të shëndetit të kafshëve, shëndetit publik dhe të garantojmë cilësinë e produkteve me origjinë shtazore.

Organizata Botërore e Veterinarisë ka vendosur që tema për vitin 2024 të jetë “Veterinerët, punonjësit thelbësorë të shëndetit”, duke iu referuar këtu rolit teje të rëndësishëm që ju keni.

Faleminderit për kontributin që jepni dhe përgëzime për Ditën tuaj!

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;