Gëzuar Ditën Botërore të Veterinarisë!
Gëzuar Ditën Botërore të Veterinarisë! Puna e veterinerëve është vendimtare për shëndetin e mirëqënien e kafshëve, shëndetin publik, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e mjedisit.
Dita Botërore e Veterinarisë është një mundësi e mirë jo vetëm për të bërë të ditur përgjegjësitë dhe detyrat që kanë veterinerët tanë, por edhe për të shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që përballen në punën e përditshme dhe japin kontributin e tyre, në dobi të shëndetit publik veterinar.
AKVMB luan rol shumë të rëndësishëm në përgjigjen ndaj kontrollit dhe kufizimit të përhapjes së sëmundjeve zoonotike dhe zbatimin e masave veterinare në vend.