Dita e Tokës ka si qëllim që të demonstrojë mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Shëndeti i kafshëve, njerëzve, bimëve dhe tokës (mjedisit) janë shumë të lidhura me njëri-tjetrin.
AKVMB në vazhdimësi bën fushata ndërgjegjësimi tek blegtorët dhe bujqit, për të respektuar me përpikmëri protokollet e asgjësimit të ambalazheve të PMB dhe PMV, për të shmangur ndotjen e tokës dhe burimeve ujore.
AKVMB iu bën thirrje kultivuesve të kulturave bujqësore dhe blegtorëve që të respektojnë mënyrat e asgjësimit të ambalazheve të PMV dhe PMB, pasi në të kundërt mund të jenë faktorë në ndotjen e tokës; ujërave nëntokësore dhe burimet.
Fermerët mund t’i kthejnë ambalazhet e PMB dhe PMV tek furnizuesi, i cili i asgjëson sipas rregullave të mjedisit, por mund të asgjësohen edhe nga vetë përdoruesi.