Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Gëzuar Ditën Jubilare të Shërbimit Veterinar dhe të Mjekut Veterinar Shqiptar

Referuar dokumentacionit zyrtar, pas një pune të madhe përgatitore me në krye Dr.Bilal Golemi , të filluar 95 vite më parë, pikërisht me 1 mars të vitit 1928, u arrit që me 23 mars të vitit 1929, të dekretohet nga Mbreti Zogu i I: “Ligji për Shërbimin Veterinar”, një arritje kjo shumë e madhe historike.
Mjekë veterinerë veteranë, pedagogë e ish-pedagogë dhe veterinerët e katër Drejtorive Rajonale diskutuan mbi rëndësinë dhe vështirësitë e ushtrimit të profesionit në terren.
 
Kreu i AKVMB, Rolandi Meçaj theksoi në këtë ditë të shënuar rëndësinë që ka roli i veterinerit në garantimin e sigurisë ushqimore, ruajtjen e shëndetit publik prej sëmundjeve zoonotike dhe ruajtjen e mjedisit.
 
Gjithashtu Meçaj garantoi se AKVMB është angazhuar maksimalisht që të ju ofrojë mjekëve veterinerë trajnime të vazhdueshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të rriten profesionalisht, njohuri të cilat do të vihen në zbatim për garantimin mirëqenies së kafshëve dhe produkteve shtazore për konsumatorin.

Shpërndaje:

Lajme të tjera