Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë Epidemike

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë Epidemike, e cila është një datë e shënuar për të përmbushur nevojën e madhe për rritjen e ndërgjegjësimit, shkëmbimin e informacionit, njohurive shkencore dhe praktikave më të mira, si dhe edukimin cilësor për të frenuar fatalitetet e shkaktuar nga epidemitë e mundshme që mund të shpërthejnë.

 

Për të parandaluar shpërthimin e sëmundjeve ngjitëse nga kafshët tek njerëzit është e rëndësishme të rritet niveli i gatishmërisë në fermat blegtorale, në mënyrë që të kemi përgjigje të menjëhershme dhe më adekuate.

Përqasja “Një Shendet” nxit sigurinë ndaj shëndetit të njerëzve, shëndetit të kafshëve, shëndetit të bimëve, mjedisit dhe sektorëve të tjerë përkatës.

AKVMB luan rol të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve zoonotike.

 

Veterinerët tanë janë në terren, duke kryer vaksinime dhe gjurmime për sëmundje që janë të transmetueshme nga kafshët tek njerëzit. Institucioni ynë ka rritur mbikëqyrjen në fermë, për të zbuluar dhe monitoruar viruset me potencial epidemik.

 

Përhapja e sëmundjeve zoonotike ka ndikime në jetët e njerëzve, duke shkaktuar pengesa në zhvillimin afatgjatë social dhe ekonomik në sektorin e blegtorisë. Ne duhet të theksojmë rëndësinë e partneritetit dhe solidaritetit midis çdo individi, komuniteti, sektori shëndetësor si dhe organizatave rajonale dhe ndërkombëtare që merren me mirëqënien e shëndetit të kafshve, në të gjitha fazat e menaxhimit të epidemisë.

 

Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë Epidemike u miratua me anë të një rezolute nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 7 dhjetor 2020.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Njoftim për publikun

Në kuadër të trasparencës për publikun, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve informon se menjëherë pas njoftimit për shpendë të egër të ngordhur