Dita Ndërkombëtare e Karotës na gjen në fshatin Mizë të Divjakës, ku takojmë Flamurin, juristin i cili prej 6 vitesh i është përkushtuar bujqësisë. 50-vjeçari thotë se prodhon në vit 700 ton karota, të cilin e shet tek pikat e grumbullimit për tregun vendas dhe të huaj.
“𝐾𝑎𝑟𝑜𝑡𝑎 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑝𝑒𝑟𝑖𝑚𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑜𝑛𝑠𝑢𝑚𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑐̧𝑑𝑜 𝑠𝑡𝑖𝑛𝑒̈. 𝐾𝑎𝑚 𝑚𝑏𝑗𝑒𝑙𝑙𝑒̈ 2.5 ℎ𝑎 𝑚𝑒 𝑘𝑎𝑟𝑜𝑡𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑠𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑎𝑞𝑒𝑛 𝑞𝑒̈ 𝑗𝑢 𝑠ℎ𝑖𝑘𝑜𝑛𝑖 𝑘𝑒̈𝑡𝑢, 𝑒 𝑘𝑎𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑜𝑛𝑡𝑟𝑎𝑘𝑡𝑢𝑎𝑟. 𝐹𝑖𝑙𝑙𝑖𝑚𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑛𝑒 𝑠ℎ𝑖𝑠𝑛𝑖𝑚 𝑣𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑢𝑛 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑎𝑠, 𝑝𝑜𝑟 𝑘𝑎 𝑑𝑦 𝑣𝑖𝑡𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑝𝑜 𝑛𝑎 𝑒 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑒𝑘𝑠𝑝𝑜𝑟𝑡”, na rrëfen Flamuri.
Sipas të dhënave Divjaka është një nga zonat që e kultivon më së shumti këtë perime. Në total janë 86 ha të mbjella me karotë, një sipërfaqe kjo që ka tendencë për tu rritur si pasojë e kërkesës në treg. Dita Ndërkombëtare e Karotës shërben për të vlerësuar përfitimet e shumta kulinare dhe shëndetësore.