Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Mjekësisë Veterinare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Mjekësisë Veterinare. AKVMB falenderon të gjithë mjekët veterinerë, të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre përmirësimit të shëndetit dhe mirëqënies së kafshëve!

Puna veterinare i ndihmon fermerët të rrisin bagëti të shëndetshme, ku produktet dhe nënproduktet e tyre arrijnë në tryezat tona.

Mjekët veterinerë punojnë edhe për organizata që monitorojnë popullatat e kafshëve të egra për sëmundje, të cilat mund të kalojnë nga kafshët te njerëzit.

Rëndësia e këtij profesioni është në rritje si pasojë e shfaqjes së shpeshtë të sëmundjeve zoonotike që përhapen nga kafshët te njerëzit.

Shpërndaje:

Lajme të tjera