Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

GIZ mbështet financiarisht AKVMB në blerjen e 12 stereomikroskopëve digjitalë

AKVMB i janë shtuar 12 stereomikroskopë digjitalë, të cilët do të vihen në dispozicion të specialistëve tanë për të identifikuar dhe konfirmuar praninë e dëmtuesve në fruta-perime.

Stereomikroskopët digjitalë janë ofruar me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe do të mundësojnë një nivel më të lartë profesionalizmi në terren të specialistëve të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Drejtoresha e GIZ në Shqipëri, Dr. Sonja Kurz tha se financim është një hap i rëndësishëm për kryerjen profesionale të monitorimit fitosanitar, si një proces që i shërben parandalimit të përhapjes së dëmtuesve karantinorë.

Megjithëse AKVMB është një institucion i krijuar dy vitet e fundit, me GIZ ka krijuar ura shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.  Këtë e tregon edhe kjo iniciativë që do t’i shërbejë rritjes së standardeve të produkteve bujqësore për tregun vendas dhe eksport. Sipas kreut të AKVMB, Rolandi Meçaj, rritja e këtyre standardeve do të çojë në realizimin e një prej objektivave të Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dyfishimin e eksporteve në katër vitet e ardhshme.

GIZ do të vazhdojë në mbështetjen e iniciativave  në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, të cilat kontribuojnë në lehtësimin e tregtisë në Rajon dhe krijimin e një sistemi më efikas të kontrolleve për tregtinë e fruta-perimeve, në kuadër të vendeve anëtare  të CEFTA-s.

Kjo nuk është hera e parë që GIZ i vjen në ndihmë AKVMB. Më herët janë siguruar 580 echo trape, të cilët shërbejnë për realizimin e procedurës së monitorimit fitosanitar të fruta-perimeve të kultivuara në serra apo fusha të hapura.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Njoftim për publikun

Në kuadër të trasparencës për publikun, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve informon se menjëherë pas njoftimit për shpendë të egër të ngordhur