Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

GIZ mbështet financiarisht AKVMB për blerjen e 3000 copë echotrapeve

GIZ me anë të mbështetjes financiare, bëri të mundur edhe për këtë vit  sigurimin e rreth 3000 copë sticky traps, të verdha, blu dhe të zeza, të cilat do të ndihmojnë shumë në evidentimin në kohë të  prezencës së dëmtuesve të bimëve. Kjo mbështetje do të ndikojë ndjeshëm në realizim e qëllimit kryesor të shërbimit: monitorimi dhe parandalimi i përhapjes së  dëmtuesve karantinor dhe jo vetëm, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Prej 10 ditësh këto  echo trape, janë shpërndare në çdo Rajon dhe Qark, duke patur prioritet  vendosjen e tyre në vend prodhimet e fruta-perimeve dhe monitorimin e tyre sipas protokolleve.

Vendosja e echo trapeve erdhi si pasojë e vendimit të CEFTA-s për lehtësimin e tregtisë së fruta-perimeve në vendet CEFTA, si dhe zbatimit te Planit te Monitorimit të dëmtuesve prioritarë në këto vende.

Shpërndaje:

Lajme të tjera