Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Gjetja një çakalli në TOB, AKVMB merr masa të menjëhershme

Autoriteti  Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve është njoftuar nga Policia Bashkiake e Tiranës për praninë e një çakalli rreth ambienteve të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ekipi i veterinerëve të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve të Tiranës pas verifikimit paraprak konstatoi se kafsha ishte e qetë, pa jargëzim dhe shenja që mund të ishin dyshuese për infeksionin e tërbimit.

Veterinerët morën kampion gjaku për analizë dhe e dërguan në laboratorin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, për të evidentuar nëse çakalli është  bartës i sëmundjeve infektive të transmetueshme apo jo.

Kafsha do të qëndrojë e karantinuar në ambientet e Kopshtit Zoologjik deri në daljen e rezultatit të analizave ku do të bëhet dhe tabloja  e plotë klinike e çakallit.

Shpërndaje:

Lajme të tjera