Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Gjuha blu/ Informacion mbi mënyrën e infektimit të kafshëve

Gjuha blu është një sëmundje që prek të leshtat, gjedhin e rrallë të dhirtat, por nuk është zoonozë. Shkaktari i sëmundjes është një virus që transmetohet gjatë pickimit të mushkonjave.

Sëmundja ka karakter mjaft përhapës, shkakton dëme ekonomike të mëdha, si në drejtim të ngordhjes së kafshëve të prekura, humbjes së prodhimit të qumështit (deri 50% të prodhimit), leshit dhe qengjave.

Shenja tipike është kur kafsha kalon gjuhën mbi buzë dhe bën një zhurmë fishkëllyese. Ka rrjedhje nga hundët, sytë i lotojnë dhe 1 ose dy ditë më vonë shfaqen edemat dhe hemorragjitë në gjuhë, buzë dhe faqe (deri tek veshët).

Në vazhdim, rrjedhjet bëhen hemorragjike, gjuha ënjtet, merr ngjyrë blu deri në cianotike, nga ku sëmundja ka marrë dhe emrin

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në tufë, duhet të përdoren në stallë preparate të ndryshme kundër mushkonjave (spray).

Rekomandohet përdorimi i preparateve antibiotikë me spektër të gjerë veprimi, për të penguar aktivizimin e mikroorganizmave dytësorë. Në çdo rast fermerët duhet të kontaktojnë veterinerin zyrtar të AKVMB.

Nëse vëreni shenja klinike në kafshën tuaj, të ngjashme me simptomat e lartpërmendura, kontaktoni me veterinerin zyrtar të AKVMB ose në numrin e gjelbër 08003366.

Shpërndaje:

Lajme të tjera