Në të katër Drejtoritë Rajonale të AKVMB ka përfunduar Faza e Parë e Programit të Strategjisë Kombëtare për gjurmimin e brucelozës në gjedh.
Bruceloza është kërcënim serioz për gjedhin sepse infeksioni bakterial ka pasoja të rënda ekonomike; që përfshijnë uljen e prodhimit të qumështit, humbjen e peshës së kafshës, abortin, infertilitetin dhe çalimin e saj.
Çrrënjosja e kësaj zoonoze nuk ka si qëllim vetëm mbrojtjen e sektorit të blegtorisë, por edhe garantimin e sigurisë ushqimore. Në Fazën e Parë janë gjurmuar 𝟯𝟯𝟵𝟱𝟯 𝒌𝒓𝒆𝒓𝒆̈, 𝒏𝒈𝒂 𝟯𝟭𝟭𝟬𝟴 që ishin planifikuar në fillim.