Rajoni i Elbasanit ka përfunduar fazën e tretë të gjurmimit të brucelozës në gjedh. Përmbyllja e fushatës brenda afateve i përgjigjet kërkesës së lënë nga kreu i AKVMB, Rolandi Meçaj, sipas të cilit gjurmimi është një proces mjaft i rëndësishëm për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve.
Në fokus kanë qenë fermat me 5 krerë e lart dhe 5544 krerë gjedh. Bruceloza bën pjesë në listën e sëmundjeve të lajmërueshme, ku fermerët e kanë detyrim ligjor që të njoftojnë veterinerin zyrtar të shërbimit ose në 𝙣𝙪𝙢𝙧𝙞𝙣 𝙚 𝙜𝙟𝙚𝙡𝙗𝙚̈𝙧 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔.