Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Hapet thirrje e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Në kuadër të hapjes së thirrjes së VIII të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët njofton hapjen e aplikimeve, te cilat do të qëndrojnë të hapura deri më 30 qershor 2023.

Mundësia ofrohet për të gjithë të rinjtë 21-26 vjeç, që disponojnë minimalisht diplomën Bachelor dhe që nuk kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme, për të zhvilluar një praktikë 3-mujore, të njohur nga Departamenti i Administratës Publike si përvojë pune.

Sipas njoftimit të Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët,  me një CV dhe letër motivimi çdo i ri mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e Thirrjes VIII të PKPP, për të vënë në zbatim njohuritë e tyre teorike dhe të fitojnë njohuri praktike, duke mundësuar kështu një kalim të thjeshtë nga procesi mësimor në atë të tregut të punës.

Të rinjtë që vlerësohen me pikë maksimale gjatë periudhës së praktikës, kanë mundësi të punësohen me kontratë 1-vjeçare sipas nevojave të institucioneve pritëse.

LINK: https://praktika.riniafemijet.gov.al/?project=praktike-prane-ministrise-se-bujqesise-dhe-zhvillimit-rural&fbclid=IwAR2w5gQVNIUSy0qzzK34D59j_7giY9EaKQaUIrL4rtiMnJbVMaykgigjHjg

Shpërndaje:

Lajme të tjera