Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Historia e fermerit që kultivon peshk në Sarandë

Ferma mori jetë në vitin 2016, ku së bashku me nipin nisëm kultivimin e peshkut me dy vaska. Aktualisht posedojmë 10 të tilla, ku kultivojmë levrek dhe kocë. Të gjithë prodhimin e çojmë tek një pikë grumbullimi në Tiranë, e cila e eksporton drejt vendeve të Ballkanit”, është kjo historia e treguar nga Llaqi Boci, njërit prej administratorëve të fermës së akuakulturës “Joani Fish”, e cila ndodhet në Sarandë.

Gjatë vitit ferma arrin të prodhojë për treg 60-70 ton peshk dhe ka të punësuar të përhershëm 7 persona. Veterinerët e Drejtorisë Rajonale të Vlorës  janë vazhdimisht pjesë e monitorimit të kësaj ferme akuakulturë, për të verifikuar kushtet sanitaro-veterinare, të ushqyerit, maturimin për konsum dhe gjendje shëndetësore të peshkut.

Sipërmarrësi u këshillua që të mbajë shënim në fletoren e fermerit çdo proces që kryen si në ushqim dhe trajtime të veçanta tek koca dhe levreku dhe të respektojë afatin e nxjerrjes në treg të peshkut.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;