Fisniku nga Korça e ka të lidhur ngushtësisht fëmijërinë me rritjen e bletëve. Ishte vetëm 13 vjeç kur babai i tij solli në shtëpi 5 koshere, ndërsa sot, pas 14 vitesh i riu nga Maliqi, së bashku me familjen administron 500 zgjoje.
Destinacioni i parqeve është për prodhimin e mjaltit, qumështit të bletës dhe tregtimit të mëmave. Fisniku ka mbaruar studimet për marketing dhe ëndërron që të dalë në treg me markën e tij.
“𝘕𝘶𝘬 𝘱𝘳𝘰𝘥𝘩𝘰𝘫 𝘴𝘩𝘶𝘮ë 𝘮𝘫𝘢𝘭𝘵ë 𝘥𝘩𝘦 𝘲𝘶𝘮ë𝘴𝘩𝘵, 𝘱𝘢𝘴𝘪 𝘫𝘢𝘮 𝘯ë 𝘧𝘢𝘻ë𝘯 𝘦 𝘴𝘩𝘵𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘵ë 𝘬𝘰𝘴𝘩𝘦𝘳𝘦𝘷𝘦, 𝘵ë 𝘤𝘪𝘭𝘢𝘵 𝘥𝘶𝘩𝘦𝘵 𝘵𝘪 𝘣ë𝘫 1000 𝘵ë 𝘵𝘪𝘭𝘭𝘢”, e mbyll rrëfimin 27-vjeçari.
𝑭𝒐𝒕𝒐𝒕 𝒋𝒂𝒏ë 𝒂𝒓𝒌𝒊𝒗ë