Identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve në Ruda është detyrim ligjor
Formalizimi i blegtorisë është detyrë e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.
Për të parandaluar, zbuluar dhe kontrolluar sëmundjet zoonotike, si dhe për të kontrolluar tregtinë e kafshëve, fermeri duhet të bëjë identifikimin dhe mbajë regjistra për kafshët që mbarështon.
Këta regjistra sigurojnë gjurmimin e kafshëve në rast lëvizjesh.
Çdo mbarështues e ka detyrim ligjor që të identifikojë dhe regjistrojë kafshët dhe fermën blegtorale. Për muajin mars janë regjistruar në total 183 ferma të reja.