Zogjtë e egër janë bartësit kryesorë për viruset e influencës aviare. Shqipëria është një vend pritës të shumë lloje shpendësh emigratorë sezonalë, duke rrezikuar shfaqjen e influencës aviare në stabilimente apo shpendët e oborrit.
Për të parandaluar përhapjen e gripit, është e rëndësishme zhvillimi i strategjive të suksesshme dhe rritja e ndërgjegjësimit nga ana e fermerëve apo tregtarëve.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve nisi Programin e Mbikëqyrjes së influencës aviare. Veterinerët në të katër Drejtoritë Rajonale ka filluar marrjen e mostrave në fshatrat e përcaktuar si risk dhe dërgimin e tyre në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare.
𝘼𝙆𝙑𝙈𝘽 𝙗𝙚̈𝙣 𝙩𝙝𝙞𝙧𝙧𝙟𝙚 𝙦𝙚̈ 𝙣𝙚̈ 𝙘̧𝙙𝙤 𝙧𝙖𝙨𝙩 𝙩𝙚̈ 𝙠𝙤𝙣𝙨𝙩𝙖𝙩𝙞𝙢𝙞𝙩 𝙩𝙚̈ 𝙣𝙜𝙤𝙧𝙙𝙝𝙟𝙚𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙨𝙝𝙥𝙚𝙣𝙙𝙚̈𝙫𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙚𝙜𝙚̈𝙧, 𝙩𝙚̈ 𝙩𝙚𝙡𝙚𝙛𝙤𝙣𝙤𝙣𝙞 𝙣𝙚̈ 𝙣𝙪𝙢𝙧𝙞𝙣 𝙚 𝙜𝙟𝙚𝙡𝙗𝙚̈𝙧!
Rritja e biosigurisë dhe ndryshimi i sjelljes në fermë, përkthehet në mbrojtje të shëndetit të shpendëve dhe rritjes së sigurisë ushqimore.
Masat paraprake përkatëse përfshijnë veçanërisht;
– -𝑚𝑏𝑎𝑗𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑧𝑜𝑔𝑗𝑣𝑒 𝑠ℎ𝑡𝑒̈𝑝𝑖𝑎𝑘𝑒̈ 𝑙𝑎𝑟𝑔 𝑘𝑜𝑛𝑡𝑎𝑘𝑡𝑖𝑡 𝑚𝑒 𝑧𝑜𝑔𝑗𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑒𝑔𝑒̈𝑟,
-𝑠𝑖𝑔𝑢𝑟𝑖𝑚𝑖 𝑖 ℎ𝑖𝑔𝑗𝑖𝑒𝑛𝑒̈𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑚𝑖𝑟𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑠𝑡𝑎𝑏𝑖𝑙𝑖𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒, 𝑘𝑜𝑡𝑒𝑐𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑎𝑗𝑖𝑠𝑗𝑒𝑡 𝑒 𝑠ℎ𝑝𝑒𝑛𝑑𝑒̈𝑣𝑒,
-𝑘𝑎𝑟𝑎𝑛𝑡𝑖𝑛𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑠ℎ𝑝𝑒𝑛𝑑𝑒̈𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑗, 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑎𝑟𝑎 𝑠𝑒̈ 𝑡’𝑖 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑜ℎ𝑒𝑛 𝑝𝑗𝑒𝑠𝑒̈𝑠 𝑡𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑢𝑓𝑒̈𝑠.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
𝐍𝐮𝐦𝐫𝐢 𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫-𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔