AKVMB ka aktivizuar planin e survejancës aktive lidhur mbi influencën aviare. Gripi i shpendëve shumë patogjenik përhapet kryesisht nga zogjtë e egër dhe nga neglizhenca e masave të biosigurisë në fermë. Veterinerët zyrtarë në të katër Drejtoritë Rajonale kanë forcuar komunikimin me administratorët e stabilimenteve dhe iu janë dërguar shkresa, që kërkojnë respektimin e rreptë të masave të biosigurisë.
Paralelisht veterinerët tanë janë duke bërë monitorime klinike në stabilimente apo fermat e oborrit dhe kampionuar rastet e dyshuara. Në çdo rast mostrat e marra dërgohen për tu analizuar pranë ISUV. Pjesë e Programit Kombëtar të Mbikëqyrjes së Influencës Aviare është edhe rritja e komunikimit me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Deri më tani nuk kemi raste të raportuara apo të dyshuara, por AKVMB fton të gjithë fermerët apo qytetarët që të njoftojnë në Numrin e Gjelbër 08003366 nëse konstatojnë shpendë të ngordhur!
𝐌𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐩𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐣𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭;
-mbajtjen e zogjve shtëpiakë larg kontaktit me zogjtë e egër,
-sigurimi i higjienës së mirë në stabilimente, kotece dhe pajisjet e shpendëve,
-karantinimi i shpendëve të rinj, përpara së t’i bashkohen pjesës tjetër të tufës.