Influenca aviare ka pasoja shkatërruese për industrinë e shpendëve, ekonominë e fermerëve, tregtinë ndërkombëtare dhe shëndetin e shpendëve të egër. Aty ku ndodhin shpërthime, shpesh zbatohet politika e asgjësimit të të gjithë tufës.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nisur survejancën pasive, duke marrë mostra në fshatrat e miratuar në bazë risku.
Deri më tani janë monitoruar në total 63 ferma me 205 mostra (110 mostra gjaku dhe 95 tampone) dhe deri më tani fatmirësisht nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv.
Respektimi i masave të biosigurisë redukton rrezikun e futjes dhe përhapjes së agjentëve të sëmundjes në stabilimente apo shpendët e oborrit.
AKVMB bën thirrje që në çdo rast të konstatimit të ngordhjes së shpendëve të egër, të telefononi 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔!