Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Influenca Aviare dhe rreziku që sjell përhapja e infeksionit

Influenca Aviare është një sëmundje që sjell pasoja shkatërruese për mbarështuesit apo tregtarët e shpendëve. Rreziku i përhapjes së infeksionit rritet më së shumti në pranverë, si pasojë e ardhjes së zogjve shtegtarë në vend.

Në mënyrë të vazhdueshme AKVMB iu ka bërë thirrje fermerëve që të respektojnë masat e biosigurisë në ferma. Zbatimi i masave të biosigurisë redukton rrezikun e futjes dhe përhapjes së agjentëve të sëmundjes; kërkon adoptimin e një sërë qëndrimesh dhe sjelljesh. Për të qenë efektive, biosiguria duhet të jetë pjesë e rutinës së përditshme.

Disa ditë më parë, veterinerët e shërbimit të AKVMB kryen një fushatë këshillimi të fermerëve,  lidhur mbi  #gripineshpendëve dhe shpërndanë në total 1500  broshura dhe 1000 postera me informacion. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve, nga tetori i vitit 2021 e deri më tani kanë ngordhur dhe asgjësuar prej influencës aviare në mbarë botën 272 milion shpendë.

Shpërndaje:

Lajme të tjera