Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Influenca Aviare, kreu i AKVMB takim me administratorët e stabilimenteve të shpendëve

Influenca Aviare (IA) është sëmundje virale me ngjitshmëri të lartë dhe ka pasoja shkatërruese për industrinë e shpendëve, ekonominë e fermerëve, tregtinë ndërkombëtare dhe shëndetin e shpendëve të egër.

Aty ku ndodhin shpërthime, shpesh zbatohet politika e asgjësimit të të gjithë tufës. Për të parandaluar përhapjen e gripit, është e rëndësishme zhvillimi i strategjive të suksesshme dhe rritja e ndërgjegjësimit nga ana e fermerëve apo tregtarëve.

Veterinerët në të katër Drejtoritë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve  kanë  filluar marrjen e mostrave në fshatrat e përcaktuar si risk dhe dërgimin e tyre në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Rolandi Meçaj zhvilloi sot takim me drejtues të dy stabilimenteve që merren me mbarështimin e shpendëve, përkatësisht Rea’s dhe Aiba,  për të diskutuar për Influencën Aviare. 

Meçaj kërkoi rritje të komunikimit dhe bashkëpunimit për të parandaluar shpërthimin e Influencës Aviare.

“𝘝𝑒𝘵𝑒𝘳𝑖𝘯𝑒𝘳𝑒̈𝘵 𝘵𝑎𝘯𝑒̈ 𝑗𝘢𝑛𝘦̈ 𝘣𝑎𝘴ℎ𝘬𝑒̈𝘱𝑢𝘯𝑒̈𝘵𝑜𝘳𝑒̈𝘵 𝘵𝑢𝘢𝑗. 𝘕𝑒̈𝘴𝑒 𝑘𝘰𝑛𝘴𝑡𝘢𝑡𝘰𝑛𝘪 𝘦𝑑𝘩𝑒 𝑛𝘫𝑒̈ 𝑠𝘩𝑝𝘦𝑛𝘥 𝘵𝑒̈ 𝑛𝘨𝑜𝘳𝑑𝘩𝑢𝘳, 𝑑𝘶ℎ𝘦𝑡 𝑡𝘦̈ 𝘯𝑗𝘰𝑓𝘵𝑜𝘯𝑖 𝑚𝘦𝑛𝘫𝑒̈𝘩𝑒𝘳𝑒̈ 𝑣𝘦𝑡𝘦𝑟𝘪𝑛𝘦𝑟𝘦̈𝑡 𝑡𝘢𝑛𝘦̈, 𝑞𝘦̈ 𝘵𝑒̈ 𝑏𝘦̈𝑗𝘯𝑒̈ 𝑣𝘭𝑒𝘳𝑒̈𝘴𝑖𝘮𝑖𝘯 𝘦 𝘴𝑖𝘵𝑢𝘢𝑡𝘦̈𝑠 𝑑𝘩𝑒 𝑚𝘢𝑟𝘳𝑗𝘦𝑛 𝑒 𝑚𝘢𝑠𝘢𝑣𝘦 𝘯𝑒̈ 𝑘𝘰ℎ𝘦̈! 𝐴𝘫𝑜 𝑞𝘦̈ 𝘱𝑒̈𝘳𝑠𝘦̈𝑟𝘪𝑠𝘪𝑚 𝑠𝘩𝑝𝘦𝑠𝘩, 𝑒̈𝘴ℎ𝘵𝑒̈ 𝑧𝘣𝑎𝘵𝑖𝘮𝑖 𝑖 𝑟𝘳𝑒𝘱𝑡𝘦̈ 𝘪 𝘮𝑎𝘴𝑎𝘷𝑒 𝑡𝘦̈ 𝘣𝑖𝘰𝑠𝘪𝑔𝘶𝑟𝘪𝑠𝘦̈”, tha kreu u AKVMB.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;