Referuar konfirmimit të prezencës se influencës aviare në një fermë në shtetin fqinj, Kosovë, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka shtuar gatishmërinë për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e gripit të shpendëve.
Ndërkohë, që prej muajit tetor, veterinerët tanë janë duke zbatuar planin mbi survejancën aktive, e cila konsiston në marrjen e mostrave të gjakut dhe tamponëve në fshatrat e përcaktuar si zona risku. Deri më tani janë monitoruar 𝟳𝟵 𝗳𝗲𝗿𝗺𝗮, me një total prej 𝟑𝟖𝟖 𝐦𝐨𝐬𝐭𝐫𝐚 𝐠𝐣𝐚𝐤𝐮 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐚𝐦𝐩𝐨𝐧𝐢.
Drejtorive Rajonale iu është kërkuar:
📌rritja e frekuencës së kontrolleve për zonat ujore të shpendëve të egër
📌çdo shpend i ngordhur të konsiderohet i dyshimtë për influence aviare dhe të dërgohet menjëherë për analizim në ISUV
të monitorohet niveli i zbatueshmërisë së kushteve të biosigurisë, veçanërisht në fermat komerciale dhe të sensibilizohen mbarështuesit;
📌të monitorohen fermat e oborreve dhe stabilimenteve të rritjes së shpendëve që ndodhen në afërsi të vendeve të pushimit dhe të shumimit të shpendëve ujorë’
📌vëmendje e shtuar t’iu kushtohet kafshëve të ndjeshme ndaj virusit, si; 𝐝𝐞𝐫𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐚𝐜𝐞.