Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Influenca Aviare në Maqedoninë e Veriut, AKVMB nis monitorimin në zonat e riskut

Referuar rasteve të shfaqjes së gripit të shpendëve në Maqedoninë e Veriut, AKVMB ka forcuar masat e survejancës, duke ngritur grupe monitorimi në zonat e vlerësuar me risk dhe gjithë fermat e mbarështimit të shpendëve që janë për destinacion therje.

 

Veterinerët e katër Drejtorive Rajonale janë në terren, duke marrë kampione në ferma shpendësh, në kuadër të survejancës aktive dhe planit të masave të aprovuar, për të analizuar këto mostra pranë ISUV.

 

Një ditë më parë janë marrë në total 𝟏𝟓𝟎 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐧𝐞̈ 𝟑𝟔 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐦𝐞. Paralelisht me marrjen e kampioneve, veterinerët janë duke vijuar monitorimin e lagunave, baseneve ujore dhe vendqendrimet e shpendëve të egër.

AKVMB po bashkëpunon edhe me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura mbi gjetjet dhe njoftimin e shpendëve të ngrodhur në laguna ose liqene.

Shpërndaje:

Lajme të tjera