Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nisur survejancën aktive për Influencën Aviare, duke marrë mostra në fshatrat e miratuar në bazë risku për ti dërguar në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.
Kjo sëmundje ka pasoja shkatërruese për industrinë e shpendëve, ekonominë e fermerëve, tregtinë ndërkombëtare dhe shëndetin e shpendëve të egër. Aty ku ndodhin shpërthime, shpesh zbatohet politika e asgjësimit të të gjithë tufës.
Respektimi i masave të biosigurisë redukton rrezikun e futjes dhe përhapjes së agjentëve të sëmundjes në stabilimente apo shpendët e oborrit. AKVMB bën thirrje që në çdo rast të konstatimit të ngordhjes së shpendëve të egër, të telefononi 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔!