Influenca Aviare ka pasoja shkatërruese për industrinë e shpendëve, jetesën e fermerëve, tregtinë ndërkombëtare dhe shëndetin e zogjve të egër.
Aty ku ndodhin shpërthime, shpesh ndiqet politika e asgjësimit të të gjithë shpendëve, qofshin ata të infektuar apo të shëndetshëm, për të frenuar përhapjen e mëtejshme të infeksionit. Kjo metodë sjell humbje të rënda ekonomike për fermerët.
Respektimi i masave të biosigurisë redukton rrezikun e futjes dhe përhapjes së agjentëve të sëmundjes në stabilimente apo shpendët e oborrit.
Veterinerët e shërbimit të AKVMB janë vazhdimisht në terren për të kryer fushata këshillimi dhe informimi të fermerëve, lidhur mbi #gripineshpendëve.