Për monitorimin e situatës dhe marrjen e masve në kohë për parandalimin e mëtejshëm të përhapjes së Influencës Aviare, veterinerët zyrtarë të shërbimit vazhdojnë kontrollet intensive në terren.
Kontrollet janë shtrirë në çdo fermë shpendësh, me drejtim; prodhim vezësh, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Monitorime janë bërë edhe në ato raste ku ka pasur denoncime në nr., e gjelbër për ngordhje shpendësh dhe janë marrë masa të përforcuara, për caktimin e zonave të survejancës.
AKVMB bën thirrje që në çdo rast të konstatimit të ngrodhjes së shpendëve të telefononi në nr. e gjelbër ose veterinerët e zonës, kontaktet e të cilëve janë bërë publik në faqen zyrtare të Facebook-ut dhe Instagramit.
Së bashku mund të ndalim përhapjen e gripit të shpendëve.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
𝐍𝐮𝐦𝐫𝐢 𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫-𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔