Tomato Brown Rugose Fruit Virus (ToBRFV) është një virus që shfaqet dhe përhapet me shpejtësi, duke infektuar domatet dhe specat, por pritësit natyrorë të këtij virusi janë domatet.
Dëmtuesi mund të përhapet me shpërndarje natyrale (p.sh. me insekte dhe zogj polenizues; nëpërmjet transmetimit mekanik me ndihmën e njeriut nga punëtorët; vizitorët; makineritë dhe pajisjet (duke përfshirë kontenierët plastikë të përdorur për transportin e domateve të freskëta) si dhe me tregtimin e bimëve për mbjellje, fara dhe fruta.
ToBRFV mund të infektojë deri në 100% të një kulture dhe të shkaktojë humbje të rendimentit midis 25 dhe 70%, duke shkaktuar kështu një dëm të madh ekonomik.
ToBRFV ka një gamë të gjerë simptomash. Shprehja e simptomave të ToBRFV në domate mund të ndryshojë në varësi të kohës së infeksionit, kultivarit, fazës së zhvillimit të bimës dhe kushteve mjedisore. Simptomat mund të vërehen në gjethe dhe në fruta.
Simptomat e gjetheve shpesh shfaqen me kloroza, modeli i mozaikut (njolla klorotike/të zbehta), ndërsa në frut njollat klorotike (të verdha) dhe numri i frutave për degë mund të reduktohet.
Nuk ka kontrolle biologjike dhe kimike të disponueshme për ToBRFV, por rekomandohet përdorimi i materialit mbjellës bimor e fidanë të kontrolluar dhe certifikuar; zbatimi i rregullt i masave të higjienës sanitare në ambientet e kultivimit (dezinfektimi i pajisjeve, veshjet e përshtatshme, etj.) dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me inspektorët e mbrojtjes së bimëve rajonale.