Bronkiti infektiv i shpendëve është sëmundje virale që ndikon në zogjtë e të gjithë moshave.
Edhe pse sëmundshmëria është shumë e lartë, shkalla e vdekshmërisë në një tufë të infektuar mund të ndryshojë në varësi të standardeve të menaxhimit dhe në varësi të përfshirjes së mundshme të infeksioneve sekondare bakteriale (si E.coli).
Vaksinimi i tufave të shpendëve, dezinfektim i stabilimentit, aksesi i limituar i vizitorëve, shmangia e vizitave në pularitë e tjera, shmangia e futjes së shpendëve të tjerë në stabiliment, ajrosja e kapanoneve, monitorimi i vazhdueshëm i tufave të shpendëve, janë disa prej masave të biosigurisë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.