Minjtë konsiderohen si shkaktarë seriozë të uljes së prodhimeve bujqësore. Këta dëmtues polifagë shumëzohen gjatë gjithë vitit nëse gjejnë kushte të përshtatshme mjedisore, por megjithatë kohët në të cilat arrihet piku i shumëzimit janë sezonet e 𝒗𝒆𝒓𝒆̈𝒔 𝒅𝒉𝒆 𝒗𝒋𝒆𝒔𝒉𝒕𝒆̈𝒔.
Për të parandaluar dëmet që mund të shkaktojnë minjtë në sipërfaqet e tokave bujqësore, është e nevojshme që të zbatohen disa masa kontrolli.
Specialistët e mbrojtjes së bimëve për të dalë në një konkluzion mbi vlerësimin e situatës kontrollojnë galeritë e hapura në ngastra nga minjtë dhe më pas këshillojnë fermerët për mënyrat që duhet të përdorin në uljen e shkallës së infeksionit apo parandalimin e përkeqësimit të situatës.
𝙎𝙝𝙩𝙞𝙢𝙞 𝙞 𝙥𝙤𝙥𝙪𝙡𝙡𝙖𝙩𝙚̈𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙢𝙞𝙣𝙟𝙫𝙚 𝙠𝙖 𝙙𝙞𝙨𝙖 𝙨𝙝𝙠𝙖𝙦𝙚:
• Pranverat e thata dhe shtimi i sipërfaqeve të mbjella me kultura foragjere, kryesisht jonxhë;
• Sipërfaqe të mëdha të tokës të papunuara, në të cilën nuk janë ushtruar veprime mekanike që vrasin minjtë;
• Kufizimi i sipërfaqes së trajtuar me pesticide.