Grapevine flavescence doree phytoplasma është sëmundje shkatërruese e hardhisë. Transmetohet nga materiali shartues dhe shumues vegjetativ si dhe nga insekti vektor 𝑠𝑐𝑎𝑝ℎ𝑜𝑖𝑑𝑒𝑢𝑠 𝑡𝑖𝑡𝑎𝑛𝑢𝑠.
Nëse sëmundja prek lulet, ato bien. Frutat janë të vogla, kanë përmbajtje më të ulët të sheqerit dhe aciditet më të lartë në krahasim me rrushin e shëndetshëm.
Prania njëkohësisht e tre nga dhjetë simptomave kryesore është tregues i mundësisë së infeksionit nga 𝑓𝑙𝑎𝑣𝑒𝑠ℎ𝑒𝑛𝑐𝑎. Me konstatimin e simptomave, fermeri duhet të kërkojë asistencë të specializuar.