Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Informacion mbi Influencën Aviare

Influenca Aviare është një sëmundje virale shumë ngjitëse dhe virusi vlerësohet me patogjen të lartë ose të ulët. Shpendët e infektuar me viruset me patogjenitet të ulët mund të shfaqin shenja të lehta të sëmundjes ose aspak.

Infeksionet e shkaktuara me patogjenitet të lartë mund të shkaktojnë ngordhje. Në të dyja rastet sëmundja përhapet shpejt nëpër tufa, prandaj është e rëndësishme që shpërthimet të menaxhohen menjëherë.

Për të shmangur shpërthimin e Influencës Aviare, duhet të respektoni rreptësishtë masat e biosigurisë;

– Lani duart para dhe pas kontaktit me shpendët

-Kufizoni numrin e njerëzve që futen në stabiliment apo në kotec

Përdorni pajisje mbrojtëse personale si, veshje të përshtatshme, këpucë, doreza, kapele

-Pastroni dhe dezinfektoni pajisjet para dhe pas çdo përdorimi

-Tufat e shpendëve duhet të vendosen në rrethime që parandalojnë çdo ekspozim ndaj zogjve të egër ose shpendëve të ujit.

-Shmangni tërheqjen e zogjve të egër dhe shpendëve të ujit me anë të ushqimit

-Në rast se vëreni ndryshme të sjelljes së shpendëve raportoni menjëherë mjekun veteriner të caktuar nga AKVMB për zonën tuaj, ose telefononi në numrin e Gjelbër 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;