Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Informacion mbi krimbin e misrit

Spodoptera frugiperda (krimbi i misrit) është një dëmtues polifag dhe bimët bujtëse me interes ekonomik janë: misri, qepa, lakra, speci, e të tjera, duke përfshirë; patëllxhanët, patatet domatet, si dhe bimë të ndryshme zbukuruese (krizantemë, karafila). Insekti i rritur ka aftësi lëvizjeje prej qindra kilometra gjatë stinës së pranverës (afërsisht 480 km) përpara se të vendoset dhe prodhojë brezninë e ardhshme.

Vezët dhe larvat mund të gjenden në të gjitha pjesët mbitokësore të bimës, kryesisht në pjesën e poshtme të gjetheve.

Moshat e para larvare hapin galeri nën epidermën e gjetheve duke lënë dëmtimin tipik të “xhamit të dritares”.

Moshat e mëvonshme të larvave bëjnë vrima më të mëdha në fruta ose gjethe. Fushat e prekura nga infeksioni i lartë mund të duken si të goditura nga një stuhi breshëri. Kur larvat kanë densitet të lartë, ushqehen në grup dhe shpërndahen në kolona.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;